Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Rasti i vdekjes së 19-vjeçarit në Suharekë, flet kryeprokurori i Prizrenit
Një person i moshës 19-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Tek ai janë parë lëndime në kokë, që sipas Policisë se Kosovës, dyshohet se janë shkaktuar nga pakujdesia me armë zjarri.
Arma që dyshohet se është përdorur në rast, e cila është sekuestruar, Policia ka thënë se i përket një zyrtari policor, prindi i viktimës.
Lidhur me rastin KALLXO.com ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Prizrenit, Admir Shala.
Shala ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar.
“Nuk ka për momentin të dyshuar” – ka thënë kryeprokurori Shala.
Policia pak më herët njoftoi se viktima është gjetur në banesën e tij.
“Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004) ,ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rendë” – ka thënë Policia.
Tutje është thënë se viktima nga ana ekipit të urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit , ku nga ana e mjekut kujdestar është konfirmuar vdekja e tij.
Policia po ashtu ka treguar se në vend ngjarje, përpos armës së zjarrit, është gjetur dhe është sekuestruar edhe një gëzhojë.
Po ashtu është njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët u tha se kanë dal në vendin e ngjarjes.