Forcat e Armatosura Shqiptare evakuojnë familjet e rrezikuara nga përmbytjet - Foto: Rtv21

Vjosa Del nga Shtrati, Evakuohen 17 Familje

Prurjet e shumta nga reshjet e shiut kanë bërë që lumi Vjosë në Novoselë të dalë nga shtrati.

Si pasojë rrezikohen nga përmbytja fshatrat Bishan dhe Fitore.

Ndërkohë pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave,  FA dhe policia e Rendit kanë evakuuar 17 familje në Novoselë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se për evakuimin e familjeve janë angazhuar  mbi 100 efektivë të Shkollës së Trupës ne Bunavi dhe të batalionit të Poshnjes në Berat si dhe 5 mjete të tonazhit të rëndë nga Komanda Mbështetëse, përcjell rtv21.tv.

Në fshatin Ferras janë evakuuar 2 familje.

Në total në qarqet Fier dhe Vlorë nga FA janë angazhuar 150 efektivë dhe 15 mjete për evakuimin e personave dhe të bagëtive.

Sipas Qendrës se Bashkuar Operacionale në ora 13:00 pritet që prurjet të jenë maksimale nga lumi Vjosë në Novoselë. /21Media