VIDEO - Taulant Xhaka ia jep fitoren Shqipërisë kundër Izraelit

Një gol i Taulant Xhakës i ka mjaftuar Shqipërisë për të mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Izraelin dhe për të marrë tre pikët e para në Ligën e Kombeve, raporton Oranews.

Kombëtarja kuqezi ka lënë pas ecurinë negative të kohëve të fundit, duke marrë fitoren e parë pas 3 humbjeve radhazi. “Bomba” e lëshuar nga Taulant Xhaka në minutën e 55-të i ka mjaftuar kombëtares së drejtuar nga Christian Panucci për të marrë 3 pikët e para në grupin 1 të Ligës C.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan si mysafire ndaj Skocisë.

xhaka gol on Vidnews.