(VIDEO) Policia identifikon fëmijë lëmoshë-kërkues, ngriten pesë kallëzime penale për prindërit

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot në operacion policor për identifikimin e fëmijëve si viktima të mundshme të trafikimit me njerëz.

Në videon e mëposhtme  shihet aksioni i identifikimit të lëmoshë-kërkuesve.

Policia ka njoftuar se në bazë të informatave dhe situatës aktuale me fëmijët që kërkojnë lëmoshë, apo kryejnë punë të papërshtatshme për moshën e tyre, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë ka realizuar sot operacionIN i cili kishte për qëllim largimin e fëmijëve lëmoshë-kërkues nga rrugët, verifikimin e situatës së tyre nëse të njëjtit janë viktima të ndonjë forme të trafikimit si dhe ofrimit të mbrojtjes dhe asistencës për ata fëmijë.

Policia ka njoftuar se pas këtij operacioni policor në terren janë identifikuar gjithsej 23 persona duke kërkuar lëshmoshë, prej tyre nëntë fëmijë, ndërsa 14 të rritur.

“Pas hetimeve dhe verifikimit të situatës të personave të identifikuar nga DHTQNJ dhe në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë inicuar 4 raste për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe është ngritur kallëzim penal ndaj 5 të dyshuarve, prindër të këtyre fëmijëve”, njofton policia.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët e identifikuar janë trajtuar sipas procedurave standarde dhe janë referuar në QPS-së për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që mos t’u japin lëmoshë këtyre fëmijëve që janë në rrugë, sepse me atë veprim vetëm të njëjtit stimulohen për të kërkuar lëmoshë dhe kjo i dëmton ata fëmijë.

Në linkun e mëposhtëm pasqyrohen disa nga aktivitet policore të zhvilluara gjatë ditës së sotme.