VIDEO: ATK kontrollon bizneset pa kupona fiskalë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi filmimet e xhiruara më Administratën Tatimore të Kosovës në luftën e tyre ndaj evazionit fiskal.

Detajet që nga nisja e deri në përfundim të këtyre aksioneve janë transmetuar në emisionin e sotëm.

Ekipi i KALLXO.com kishte pranuar një informacion se një biznes i cili shiste pako të internetit dhe shërbime të IT-së në lagjen Kodra e Trimave nuk po ofronte kuponë fiskal për konsumatorët e rregullt.

Inspektorët në teren gjejnë probleme në rastin e raportuar në KALLXO.com.

Biznesit i kumtohen shkeljet e vazhdueshme të ligjit që ai i ka kryer gjatë punës, pa i respektuar rregullat tatimore që ai të ketë arkë fiskale dhe të shërbejë me libra të kontabilitetit.

Emisionin e plotë te ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.