FOTO: KALLXO.COM

Veteranët e UÇK-së Duan Anulim të Procesit të Verifikimit

Disa dhjetëra protestues, veteranë të UÇK-së, janë mbledhur sot para ndërtesës së Qeverisë ku kanë shfaqur mospajtimet e tyre për numrin e madh të veteranëve.

Pas një pritjeje rreth 1 orësh, kryeministri Ramush Haradinaj doli i takoi dhe kërkoi nga ta që më vonë të takohen në zyrën e tij për të diskutuar hallet e tyre.

Njëri nga protestuesit ka treguar se ata kanë 3 kërkesa.

“Duke pasur parasysh numrin e veteranëve të rrejshëm, manipulimeve dhe përfitimeve që janë bërë në emër të luftës, kërkojmë: të pastrohen listat nga veteranët e rrejshëm; të anulohet i gjithë procesi dhe të nis nga fillimi i verifikimit të statutit të veteranit; t’ju njihet statusi të gjithë atyre veteranëve invalid e jo atyre fals”, tha Jeton Selmani, veteran nga zona e Llapit.

Ata i kanë bërë thirrje prokurorisë që t’i bëjnë ftesë për të dëshmuar.

Njëri nga protestuesit e tjerë i ka fajësuar krerët e shtetit për numrin kaq të madh të protestuesve.

Pas protestës, Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se do i pres në takim në zyrën e tij rreth orës 13:00.

KALLXO.com e ka transmetuar live protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së.

Veteranët e UÇK-së kanë protestuar edhe herëve tjera.

LIVEProtestë e veteranëve të UÇK-së

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 10 avril 2018