Fto: Kallxo.com

Veseli Vazhdon Premtimet Milionëshe të Thaçit Nëpër Komuna

Në tubimin e mbajtur në një restoran në Drenas, Veseli e prezantoi kandidatin e partisë së tij për kryetar, Ramiz Lladrovcin ndërsa kërkoi besimin e votuesve të kësaj komune për të.

Ndërsa Lladrovci, i cili lëshoi postin e ambasadorit në Shqipëri për të garuar për kryetar komune, u shpreh i lumtur për këtë kandidaturë.

“Jam shumë i lumtur që pjesa e programit tim për Drenasin është në pritshmëritë e qytetarëve andaj faleminderit së pari z. Kadri Veseli dhe PDK-së që më nominoi për kryetar”, tha Lladrovci.

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit po mbahen për shkak se kryetarit të kaluar, Nexhat Demakut, Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në akuzat për krime të luftës, ndërsa mandati i kryetarit të zgjedhur më 4 dhjetor dorë zgjasë më pak se një vit.

Në këtë mënyrë, Lladrovci e quajti të padrejtë vendimine gjykatës.

“Ky është nder i madh për mua dhe familjen timë. E falënderoj edhe ish kryetarin Demaku që u dënua nga një gjykim i padrejtë”, tha ai

Lladrovci tha se do të punojë për zhvillimin e Drenasit, urbanizimin e të gjitha fshatrave të tij dhe përmendi se “Ferronikeli është pjesë vitale e zhvillimit të Drenasit”.

Nga ana e tij, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, paralajmëroi “fitore të fuqishme” të PDK-së në Drenas.

Për Veselin, Drenasi është testi i parë zgjedhor që prej se e mori kreun e partisë, pas largimit të Hshim Thaçit, disa muaj më parë.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

Veseli premtoi 13 milionë euro investime kapitale në Drenas në itin e parë të qeverisjes komunale.

“Më 4 dhjetor, që erdhën pas një vendimi të padrejtë të gjykatës, PDK-ja do të fitojë fuqishëm me kandidatin e saj, Ramiz Lladrovci, dhe si e tillë Drenica do të dalë edhe më e fuqishme edhe në Prishtinë, por edhe në tërë Kosovën”, tha Veseli.

Deri më tani, Drenasi është qeverisur gjithmonë nga PDK, që nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000.