Avionë të NATO-s - Foto: Facebook/kadriveseli

Veseli: Bota demokratike ishte me ne, në orën më të ligë të historisë sonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar përvjetorin e fillimit të sulmeve ajrore nga NATO kundër forcave serbe për shkak të fushatës së spatrimit etnik në Kosovë.

Veseli ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ata ishin me ne, në orën më të ligë të historisë sonë. Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës. Gjithmonë në shërbim të lirisë dhe paqes”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ky është postimi i tij i plotë:

“20 vjet më parë NATO filloi sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin me ne, në orën më të ligë të historisë sonë. Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës. Gjithmonë në shërbim të lirisë dhe paqes.”