Ilustrim

Vdes i burgosuri në shtëpinë e tij

Një i burgosur për vjedhje të rëndë ka vdekur në shtëpinë e tij.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm  një i burgosur 38 vjeçar me inicialet M. M ka vdekur.

Sipas sqarimit të SHKK-së, i burgosuri i cili po vuante dënimin për vjedhje të rëndë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kishte qenë në shfrytëzim të beneficioneve dhe po i shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik, se ka ndërruar jetë i burgosuri,  me iniciale M. M, i lindur më 1981. Për vdekjen e tij jemi njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës. I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë  shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019”, thuhet në sqarimin e SHKK-së.

Gjithashtu SHKK ka treguar që më rastin po merret Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar për disa vdekje të të burgosurve ditëve të fundit.

https://kallxo.com/vdes-i-burgosuri-ne-dubrave/