Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Një i burgosur, rreth të 50-tave ka vdekur në Spitalin e Pejës, të shtunën, më 23.03.2024, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

A.J. i lindur më 1974, siç thotë ShKK ka pasur probleme të rënda shëndetësore që nga fillimi i mbajtjes së dënimit, prandaj tërë kohën është trajtuar në stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali” – thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.