Burgu, ilustrim

Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Një i burgosur me inicialet V.M. ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 26.02.2024 rreth orës 07:40.

Sipas njoftimit, vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se i burgosuri ishte duke u trajtuar  sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike.

“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”- thuhet në njoftim.