Ilustrim: Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com

Marihuanë e shpërndarë në copa letre brenda burgut të Dubravës, bastisje në dy pavijone 

22 gram marihuanë janë gjetur dhe është konsifksuar në Burgun e Dubravës gjatë një bastisje që është realizuar në periudha të ndryshme kohore përgjatë muajit shkurt të këtij viti. 

Marihuanë e ndarë në copa letre në sasi të ndryshme janë gjetur në pavijonet 5 dhe 6 të Burgut të Dubravës nga ana e oficerëve korrektues. 

Policia e Kosovës në raportin e 24.02.2024 ka njoftuar për tri bastisje që janë zhvilluar ditët e kaluara. 

Më 22.02.2024, rreth orës 13:05, oficerët korrektues i janë drejtuar pavijonit 6 pas informacioneve inteligjente se aty mund të gjejnë marihuanë. 

BAzuar në raportin e oficerëve korrektues gjatë kontrollit në këtë hapësirë janë gjetur 15 gram marihuanë brenda një qeseje të zezë. 

Brenda qeses së zezë marihuana ka qenë e mbështjellë dhe e ndarë në 14 qese të tjera të vogla. 

Një rast tjetër është edhe ai i 17.02.2024. 4 gram marihuanë të nara në shtatë copa letre janë gjetur në pavijonet 5 dhe 6 të Burgut të Dubravës. 

3 gram të tjerë marihuanë të ndarë në katër copa letre në po të njëjtat pavijone janë gjetur dhe konfiskuar më 12.02.2024. 

Në lidhje me këtë çështje tashmë është nisur edhe një hetim nga ana e Prokurorisë Themelore të Pejës. 

Kjo pasi që me të gjitha këto gjetje që kanë bërë oficerët korrektues brenda burgut të Dubravës, është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili tashmë ka iniciuar veprën penale të posedimit ilegal të narkotikëve dhe rasti po vazhdon të hetohet së nga prokuroria dhe hetuesit e anti-drogës në Pejë.