Parandalohet kontrabanda me narkotikë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se më 07.04.2024, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, SHKK thotë se në rrobat e tij në mënyre të kamufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se mbeten të përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.