Burgu i Dubravës (Ilustrim)
U dërgua në qendër paraburgimi në gjendje të rëndë shëndetësore, vdes një i burgosur
Një 54 vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës nga Burgu i Dubravës.
Raporti policor thotë se ngjarja u regjistrua rreth orës 19:35 të datës 12.02.2024.
“Nga burgu i Dubravës në Spitalin e Pejës është dërguar i burgosur mashkull kosovar dhe sipas mjekut, viktima është pa shenja jete”- thuhet në raportin ditor të 13.02.2024.
KALLXO.com mëson se 54 vjeçari ishte nga Mamusha dhe i njëjti ishte dërguar fillimisht në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë e më pas më 8 shkurt 2024 ishte transferuar në Dubravë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tutje për këtë çështje i njëjti kishte edhe dokumentacionin e specialistëve mjekësorë ndërsa gjatë ditës së djeshme i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës.
Ashtu siç mëson KALLXO.com, për shkak të gjendjes shëndetësore, me anë të një rekomandimi të stafit mjekësor në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ishte kërkuar trasferi i tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me vendim të këtij të fundit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë.