Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, një person dërgohet pa shenja jete në emergjencë

Një person është dërguar pa shenjë jete gjatë ditës së djeshme në qendrën emergjentë në Mitrovicë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Bubulina”, dje rreth orës 17:00.

Sipas policisë, viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencë, ku vdekjen e viktimë e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.