Vazhdimi i Përmbysjes së Kamionëve

Sipas këtij subjekti politik, përmbysja ndodhi në “Rrugën e Kombit”

Në një komunikatë ku pranoi përmbysjen, “Vetëvendosja” edhe e arsyetoi atë.

“Është e papranueshme për ne që Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën, si dhe të fshehë apo të mohojë krimet gjenocidale që ka bërë këtu, në vend që të kërkojë falje e të dëmshpërblejë viktimat. Kjo Serbi që punon aktivisht kundër Kosovës, nuk mund t’i ketë dyert e hapura për prodhimet e saj,” thuhet në komunikatë.

“Për të pasur reciprocitet tregtar është i domosdoshëm në radhë të parë reciprociteti politik,” vijon komunikata e “Vetëvendosjes”.

KALLXO.com tentoi të marrë edhe deklaratën  e policisë në lidhje me këtë përmbysje, por kontakti me zëdhënësit e saj ishte i pamundur.

Kamioni i ngarkuar me produkte të Serbisë është kamioni i dytë i përmbysur nga Lëvizja “Vetëvendosje” brenda 11 ditëve të para të këtij muaji.

http://kallxo.com/vetevendosja-rikthen-permbysjen-e-kamioneve/

Sipas kësaj lëvizjeje, aksioni i 3 marsit që ishte i pari për këtë muaj është bërë për shkak të kthimit të librave kosovare të destinuara për fëmijët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit në Kosovë, pasi qëndruan më shumë se 6 muaj në një terminal doganor në Serbi.

http://kallxo.com/serbia-kthen-ne-kosove-tekstet-shkollore-ne-gjuhen-shqipe/

Aksione të këtilla nga “Vetëvendosja” ka paur edhe në vitin 2012. Me qëllim që të ndalonin hyrjen e mallrave të Serbisë në Kosovë kjo lëvizje kishte organizuar edhe protesta në  pikat kufitare Merdar e “Dheu i Bardhë”. [interaction id=”56e2f1ca251215382ec28fa3″]