Vasfije Krasniqi: Dhunuesi duhet të marrë dënimin e merituar
06.2.2019 - 23:54
Vasfije Krasniqi- Goodman ka reaguar ndaj abuzimit të pretenduar të 16 vjeçares në Drenas.
Krasniqi-Goodman, është gruaja e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj në kohën e luftës.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga vajzat dhe gratë të flasin dhe të kërkojnë drejtësi për raste të tilla.
“Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosovës ju inkurajoj të ngrehni zërin dhe të kërkoni drejtësi. Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimin e merituar!” ka shkruar ajo./RTK