Karateja me drita telefonash | Foto e ardhur në KALLXO.com
Ushtrimet e Karatesë me Drita Telefonash
25.12.2017 - 18:01
Në Shkollën “Mihal Grameno” të Fushë-Kosovës është ndalur rryma në kohën kur klubi i këtushëm i karatesë po mban ushtrimet.
Stërvitjet e Klubit të Karatesë “Fushë-Kosova” janë duke u mbajtur nën dritat e telefonave, pasi është ndalur rryma.
Dritat e telefonave i kanë ndezur prindërit e fëmijëve për t’ua mundësuar ushtrimet më të dashurve të tyre.
Stërvitja po mbahet në Shkollën Fillore “Mihal Grameno” që ndodhet në Lagjen “Dardania”. Në këtë lagje aktualisht nuk ka rrymë.
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës që i bëri mbrëmë Korporatës Energjetike të Kosovës premtoi se nuk do të ketë shtrenjtim dhe ndërprerje të rrymës gjatë festave.
http://kallxo.com/haradinaj-premton-se-nuk-te-kete-shtrenjtim-te-rrymes/