Tym në një Ndërtesë Banimi

Objekti ndodhet në Lagjen “Tahir Demaj” të Pejës, prapa stacionit të autobusëve dhe afër Hambarit të Haxhi Zekës.

Gazetari i KALLXO.com mëson se në këtë banesë nuk ishte askush kur filloi të dalë tymi, ndërsa zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

Blerim Husaj udhëheqës i ndërrimit të zjarrfikësve tha për KALLXO.com se nuk ka të lënduar.

“Nuk ka viktima, pasoja në njerëz. Si pasojë e zjarrit është dëmtu ni dhomë dhe disa elemente të dhomës, kurse nga tymi është dëmtuar pjesa më e madhe e banesës,” tha Husaj.

Ai tregoi se intervenimi i zjarrfikësve ka përfunduar, ndërsa tash organet tjera do të hetojnë shkaqet.

12647970_10207411525900714_404573350_n

12647970_10207411525900714_404573350_n 12650774_10207411526420727_1011320414_n 12607094_10207411526260723_1759692349_n 12596042_10207411526100719_717484737_n 12625935_10207411526660733_1187163820_n