Tre të lënduar në aksident trafiku në Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në fshatin Lluzhnicë të Suharekës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Tutje në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Të lënduari pas ndihmës mjekësore në emergjencën e Suharekës, janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se njëri nga viktimat pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa dy të tjerë janë ndalur për tretman të mëtutjeshëm.