Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Tre të Lënduar në Aksident në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në Rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ky aksident ka ndodhur në mes të një veture në lëvizje, një veture e parkuar jashtë rrugës dhe dy këmbësorëve.

Agron Borovci tregoi inicialet e të lënduarve.

“E. B femër e lindur më 1982 e cila ka pësuar lëndime të rënda, Sh. K. mashkull lindur me 1969 si dhe shoferja e automjetit Pezho L. P. femër”, tha për rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e trafikut e cila ka menaxhuar rastin.

“Të lënduarit janë duke u trajtuar në Repartin e Emergjences në QKUK në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar zyrtarët policorë që të dyshuarën ta ndalojnë për procedura të mëtutjeshme”, tha Borovci për rtv21.tv./21Media