Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq. Foto: Mladen Obradovic/Beta

Tomislav Nikoliq i Qëndron Idesë 'Për të Luftuar' në Kosovë

Ai u tha gazetarëve të martën në Beograd se është i përgatitur të shkojë për të luftuar në Kosovë nëse paraqitet nevoja.

Komentet e Nikoliq erdhën pas deklaratës së Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerim Johannes Hahn se “e ardhmja e Serbisë qëndron në një Kosovë të pavarur”.

“Nëse e ardhmja e Serbisë qëndron në një Kosovë të pavarur, ne (Serbia dhe BE) nuk kemi për çka të flasim”, tha Nikoliq për agjensinë e lajmeve Tanjug, duke shtuar se duke e shtyrë Serbinë që ta njohë Kosovën, BE po e tregon veten si “mashtruese”.

Nikoliq tha se deklaratat e tij për të luftuar në Kosovë nuk janë pjesë e ndonjë fushate zgjedhore.

“Unë po i them këto deklarata si President i Serbisë, jo si kandidat. Unë kujdesem për jetët e serbëve të Kosovës, jo për rejting”, tha ai.

Kur Nikoliq u kërcënua me ndërhyrje ushtarake në Kosovë të dielën, homologu i tij kosovar Hashim Thaçi tha se Serbia po vazhdon t’i ruajë synimet e njëjta me ato të Slobodan Milosheviqit.

http://kallxo.com/hashim-thaci-pergjigjet-tomislav-nikoliqit/