Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputetja Reshitaj thotë se u kërcënua dy herë sot

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka deklaruar se është kërcënuar dy herë të mërkurën.

Reshitaj thotë se rasti i parë ka ndodhur rrugës për në punë, dhe e dyta në zyrën e saj në Fakultetin e Mjekësisë.

“Të nderuar qytetarë. Unë sot jam kërcënuar dy herë. Njëherë rrugës duke ardhur në punë dhe e dyta në zyrën time në Fakultet. Le ta kuptoj kushdo që është pas që nuk munden me më kërcënu, shantazhu dhe që vendimet e mia do të jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve dhe qytetarit”- ka shkruar Reshitaj në Facebook.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me deputeten Reshitaj për të marrë më shumë detaje dhe nëse rastet janë raportuar në Policinë e Kosovës, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.