Foto: Ilustrim

Therja me Thikë, Lirohet një i Dyshuar

Dy persona janë arrestuar pasi kanë therur me thikë një person tjetër.

Policia me anë të raportit të saj ditor, ka njoftuar se dy persona pas një mosmarrëveshjeje kanë therur me thikë një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Petroc të Komunës së Kamenicës.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njërit prej të dyshuarve i është caktuar ndalimi policor, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.