Arkiv; Presidenti Hashim Thaçi dhe eprorë të FSK-së - Foto: Facebook

Thaçi 'sfidon' protestën e VV, rreshton FSK-në për fjalim

Presidenti i vendit Hashim Thaçi do t`u adresohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës pikërisht në kohën kur në kryeqytet mbahet protestë kundër tij, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, Thaçi do të mbajë një fjalim në orën 14 para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Sot (29 shtator), në orën 14:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë një adresim publik para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Kosovës.

Kujtojmë se dje presidenti Thaçi në konferencën e tij për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se protesta kundër tij është protestë kundër popullit shqiptar të Luginës së Preshevës.

https://kallxo.com/thaci-protesta-kunder-meje-eshte-proteste-kunder-lugines-se-presheves/