Konferenca e Rambujesë në Paris, Foto: Hashim Thaçi, Facebook

Thaçi kujton Konferencën e Rambujesë, bën thirrje për unitet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë, që u mbajt në Paris.

Thaçi, përmes Facebook-ut ka shkruar se, finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë.

“Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse”, thotë presidenti.

Thaçi gjithashtu ka bërë thirrje për unitet në Kosovë.

“Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar presidenti.

Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i…

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 19 mars 2019