Dekorimi i Idriz Ajetit | Foto: ZPRK

Thaçi i Jep Idriz Ajetit Medaljen e Meritave

Në ditën kur akademik Idriz Ajeti mbushi 100 vjet, u nderua nga Presidenti Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Medalja, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca iu dha Ajetit për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.

Thaçi nuk i kurseu fjalët e mira për akademikun kur ia dha atij medaljen.

“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lavdeve të Thaçit, sipas komunikatës, akademiku Ajeti iu përgjigj me fjalët “ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”.

Komunikata konstaton se Idriz Ajeti kontribuoi shumë në forcimin e identitetit kulturor të Kosovës.