Hashim Thaci - Presidenti Ilustrim

Thaçi: Dallimet pozitë e opozitë mund ta shtyejnë liberalizimin deri më 2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike në vend për që të mbajnë një qëndrim të përbashkët për procesin e liberalizimit të vizave.

“Çështje jetike që jemi duke shty përpara është procesi i liberalizimit të vizave. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë dallime në mes qeverisë dhe opozitës në sigurimin e kësaj të drejte për qytetarët e Kosovës. Të gjithë pa dallim në përgjegjësitë e tyre institucionale me vite tëra edhe sot kanë kontribuar që të ndodhë liberalizimi vizave”, tha Thaçi.

I pari i vendit tha se i thërret të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kemi kontinuitet dhe  një qëndrim të përgjegjshëm e të disiplinuar për liberalizimin e vizave.

“Me takimet qe i kam pasur me zyrtarët e shteteve të BE kemi marrë porosi shumë të qartë, që nëse ne si politikanë të Kosovës nuk do të jemi të bashkuar për këtë temë, liberalizmin e vizave dhe ta mbrojmë e afirmojmë procesin e përmbushjeve te kritereve, ne rrezikojmë që ta shtyjmë liberalizmin e vizave deri në vitin 2020. Të gjithë duhet të tregojmë suksesin progresin, pa dallime politike”, tha Thaçi.

https://kallxo.com/thaci-nga-zyret-e-tij-u-kerkon-mbeshtetje-shteteve-anetare-te-interpolit/