Tenton t’i Japë Drogë Mikut të Tij në Qendrën Korrektuese

Një person është arrestuar dje pasdite në Qendrën Korrektuese në Lipjan pasi që ka tentuar t’i japë lëndë narkotike një personi që ishte në vuajtje të dënimit.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte për vizitë te një mik i tij, i cili është duke vuajtur dënimin në këtë Qendër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si posedim i substancave narkotike.