E futi drogën në atlete dhe tentoi ta dërgonte në burg, kapet nga gardianët

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë parandaluar futjenn e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike. I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara  atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij  është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vizita është anuluar nga institucionet e qendrës, ndërsa në lidhje me rastin është ftuar edhe Policia e Kosovës.