Thikë, Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit

Në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e një thike brenda objektit.

“Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, oficerët korrektues  kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futet  një thikë” – thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se i burgosuri për të cilin kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij  është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës, për rastin është njoftuar Policia.