Ilustrim.

Arrestohet dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për posedim të substancave narkotike.

Ata janë ndaluar përderisa kanë qenë duke udhëtuar me veturë.

Pas kontrollimit të të dyshuarve, në konsultim  me prokurorin janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar: kokainë me peshë 234.3 gramë, heroinë në peshë 412.6 gramë, 29 fishekë kal. 9 mm, si dhe tre telefona mobilë.

“Dyshohet se substancat narkotike kanë qenë të destinuara për tregun lokal. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.