Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vushtrri, arrestohet një i mitur për posedim të narkotikëve

Policia në Vushtrri ka arrestuar një të mitur për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur substancë e dyshuar narkotike prej 7.5 gramë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Marin Barleti”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i moshës së mitur është intervistuar dhe pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale – posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.