Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Dy të burgosur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan sot rreth orës 14:40. Kështu bëri të ditur Shërbimi Korrektues (SHKK) i Kosovës përmes një komunikate.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH.”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se të arratisurit A.K dhe SH.XH janë të dënuar me masë edukuese korrektuese.

“A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë, vjedhje”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Tutje, nga SHKK potencohet se janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës.