Teatri Kombëtar shfaq sot reprizën e shfaqjes ‘Kaligula’

Repriza e shfaqjes ‘Kaligula’ me tekst të Albert Kamys dhe regji të Kushtrim Koliqit, shfaqet sot në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

‘Kaligula’ e shkruar në kohë të rëndësishme historike (Lufta e Dytë Botërore), para publikut vije në një version të rishkruar, duke paraqitur figurën historike të një perandori romak që udhëhoqi Romën në vitet 37-41 pas Krishtit, i cili njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij.

Në shfaqje luajnë: Adrian Morina, Allmir Suhodolli, Ard Islami, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Gresa Pallaska, Meli Qena, Shkëlzen Veseli dhe Ylber Bardhi.