Ilustrim

Suharekë, grabitje me armë në një objekt privat

Policia e Kosovës ka njoftuar se një objekt afarist është grabitur në Suharekë nën presionin e armës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës si roje e objektit afarist aty kishin shkuar tre persona të panjohur njëri me armë të shkurtër, i cili viktimën e ka mbajtur nën kontroll në presion të armës, kurse dy të dyshuarit tjerë përmes një dritareje anësore kanë depërtuar brenda në objekti, ku nga një kasaforta të cilën e kanë dëmtuar kanë marrë para të metalta dhe më pas janë larguar nga ai vend”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Nuk është raportuar për të lënduar në vendin e ngjarjes.