Foto: FFK
Sot Votohet për Kosovën në UEFA
Kërkesa e Kosovës për pranim me të drejta të barabarta në Asociacionin e Futbollit Evropian është si pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Budapestit.
Për t’u anëtarësuar Kosovës i duhen 28 vota pro, ose shumica e thjeshtë nga 54 federatat anëtare të UEFA-s.
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, dje para se të nisej për Budapest ishte optimist se Kosova do të jetë pjesë e UEFA-s.
Vokrri u takua dje me Presidentin Thaçi nga i cili mori përkrahje për rrugën kosovare drejt anëtarësimit në futbollin evropian.
http://kallxo.com/nga-budapesti-priten-lajme-pozitive-per-futbollin/
Sporti kosovar e kishte një të kaluar të vështirë 25 vjeçare që nga momenti kur u pavarësua në vitin 1991.
Nëse Kosova pranohet në UEFA, ajo do të aplikojë edhe për pranim në FIFA, Federatën Ndërkombëtare të Futbollit.