Dugolli: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Enver Dugolli thotë se procesi i votimi në veri u organizua mirë dhe pa shkelje, duke bërë thirrje që Bashkimi Europian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023.

“Shteti i Kosovës ka përmbush zotimet për tu heq definitivisht masat e Bashkimit Europian që u vendosën për këto çështje” – deklaroi Dugolli në “Kallxo Përnime.”

Ai shtoi se duhet të pritet verifikimi i votave, por siç tha ai “me gjasë kryetarët në katër komunat veriore do mbesin si kryetarë.”

Ndërsa, Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja vler%soi pas nevojë për procesin e votimit në komunat verior.e

“Kjo i takon spektrit politk, Kryeministrit dhe Presidentes dhe partive tjera edhe kryetarët kanë mund me dhanë dorëheqje por s’ka pas dakordim. PDK që në fillim e ka bojkotuar këtë proces, kemi konsideru që Udhëzimi Administrativ ka qenë kundërkushtetues”- deklaroi ai.

Detaje rreth procesit të votimeve në veri:

Lajm në zhvillim – Votimi pro/kundër për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri