Ministri Krasniqi për procesin e votimeve në komunat veriore: Serbia urdhëroi bojkotin

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarëve të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Krasniqi thotë se u ofruar infrastruktura dhe mundësia që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik.

“Lista Serbe dhe Beogradi në anën tjetër urdhëruan edhe një herë bojkot të procesit të votimit në katër komunat veriore, pavarësisht thirrjes nga ndërkombëtarët për të mos e bërë atë”- shkroi Krasniqi në platformën “X”.

Krasniqi kërkoi nga Bashkimi Europian të largojë “masat e padrejta” kundër Kosovës.

Tutje ai shtoi se Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave ka dështuar.

 

Lajm në zhvillim – Votimi pro/kundër për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri