Dugolli: Qytetarët nuk e duan kthimin e "dostave të Radoiçiqit"
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se qytetarët serbë në komunat në veri të vendit nuk votuan për largimin e kryetarëve të komunave nga funksioni pasi që nuk deshën kthimin e “dostave të Milan Radoiçiqit”.
“Jam i sigurt se ka qytetarë serbë edhe nuk dalin me votu për me i heq këta kryetarë shqiptarë me kushtin që të mos kthehen dostat e Milan Radoiçiqit” – deklaroi ai në emisionin “Kallxo Përnime”.
Kësaj deklarate iu përgjigj redaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi, i cili i tha deputetit Dugolli se “dostat e Radoiçiqit i ke gjithkah”.
“Po e ke bre në gjashtë komuna të tjera Listën Serbe. Pse s’po i hjekim ata?” – pyeti Gashi, derisa tha se bashkëpunëtorët shqiptarë nuk i ka arrestuar askush.
Dugolli tutje tha se ka pasur buxhet për këto komuna por që ka përfunduar në xhepat e Radoiçiqit.
“Mos me qenë dostat e Radoiçiqit sot në veri, qytetarët kishin dalë me votu, shumë e thjeshtë kjo punë” – shtoi Kreshnik Gashi.
www.kallxo.com