Sot në Teatrin Kombëtar jepet premiera e shfaqjes ‘Shkumsi’

Produksioni teatror ”Kllapa” do të shfaqë sonte premierën e shfaqjes ‘Shkumsi” me tekst dhe regji të Naser Shatrollit.

Shfaqja do të jepet në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 20:00.

Naser Shatrolli autori i shfaqjes ka potencuar për KALLXO.com se “Shkumsi” është një alegori politike, që prek segmente të caktuara ushtarake e politike që përfaqësojnë timonin e zhvillimeve politike në vend.

“Historia e Shkumsit ndërthuret nëpërmes një personazhi që flitet për të, por nuk shihet asnjëherë. Shkumsi do të bëhet argument i psikikës sonë rutinore në shtëpi, rrugë, jetë, në dasma e ëndrra”, ka pohuar ai.

Në shfaqjes luajnë Faris Berisha dhe Ermal Berisha, ndërsa skenografia nga Agron Blakçori, muzika Drinor Zymberi, kurse kostumet nga Flutura Dedinja.