Skenë nga shfaqja ‘Culb Albania’. Foto: KALLXO.com.

Nesër nis festivali i dramës shqipe ‘Talia e Flakës' në Gjilan

Me shfaqjen “Kopshti i hijeve” me temë për masakrën e kryer ndaj familjes Bogujevci në Podujevë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, nis nesër në Gjilan, edicioni i 33-të i Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”.

Festivali “Talia e Flakës” mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar multikulturor, “Flaka e Janarit” që po mbahet në Gjilan.

Avni Shkodra, njëri ndër organizatorët e festivalit ka thënë për KALLXO.com se festivali i dramës shqipe, “Talia e Flakës” është shtylla më e madhe dhe më e rëndësishme e “Flakës së Janarit”.

Sipas tij, në edicioni i sivjetmë të “Talisë së Flakës” do të shfaq 6 shfaqje teatrale: “Kopshti i hijeve” e Teatrit të Gjilanit; “Shtëpia e Zotit”, koproduksioni i Teatrit Kombëtar të Kosovës atij të Tiranës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit; “Grafitet”e Teatrit të Preshevës; “Hana po fluturon” e Teatrit të Ferizajt; “Arbri” e Teatrit “Oda” dhe “Club Albania” e TKK-së.

“Teatri i Gjilanit është jashtë garës zyrtare për çmimet e festivalit këtë edicion, për shkak se ky teatër nuk ka pasur shfaqje me autorë shqiptarë në repertorin e 2023, e që është kusht për me marrë pjesë në garën e ‘Talisë së Flakës’- ka thënë ai. Shkodra ka thënë se çmimet e festivalit do te behën publike në fund të manifestimit “Flaka e Janarit”.

Të gjitha shfaqjes mbahen në Teatrin e Gjilanit duke filluar nga ora 20:00.

Shkodra ka thënë se përveç shfaqjeve teatrore, këtë edicion të “Talisë së Flakës” do të mbahen edhe aktivitete për dhe rreth teatrit. Sipas tij, më 27 janar në ora 14:00, në Teatrin e Qytetit do të mbahen një takim me artisin turk me orgjinë shqiptare Orhan Kurtuldu, i cili do ta mbajë një fjalim motivues për rrugëtimi e tij jetësore dhe teatror.

Ndërsa, pas çdo shfaqje do të mbahet edhe “Talia ahengu” ku do të performojnë bendet e Gjilanit.