Sot Intervistimi i Kandidatëve për Rektor

Në garë fillimisht ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni për Verifikimin e Dokumenteve diskualifikoi nga gara Isuf Musliun.

Musliu nuk është në mesin e atyre që do të intervistohen në bazë të një njoftimi për kohën e intervistimit të kandidatëve të lëshuar nga Këshilli Drejtues i UP-së

Tani në garë për pozitën e rektorit janë Lul Raka, Sali Bashota, Naser Sahiti dhe Anton Berishaj.

Intervistimi  i këtyre kandidatëve do të fillojë sot nga ora 13:15 deri në orën 15:45, në të cilën kohë kandidatët do të kenë mundësi të shpalosin programin e tyre dhe t’u përgjigjen pyetjeve të Këshillit Drejtues të UP-së.

I pari, sipas njoftimit të Këshillit Drejtues, 15 minutat e tij të intervistimit do t’i ketë Anton Berishaj, pastaj intervistës do t’i nënshtrohet Lul Rakaj, pas tij para Këshillit Drejtues do të dalë Naser Sahiti, e në fund Sali Bashota.

Rektori i ri do të fillojë punën e tij më 15 mars bashkë me të gjitha njësitë tjera drejtuese të universitetit, të zgjedhura në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016.

Për këto zgjedhje raportoi gjerësisht KALLXO.com.

http://kallxo.com/mungese-entuziazmi-per-zgjedhje-te-studentet-e-up-se/

http://kallxo.com/6-fakultete-te-up-se-zgjedhin-senatoret/

http://kallxo.com/up-ja-nis-zgjedhjet-per-dekane/ [interaction id=”56d955e436e5105a3a4dc890″]