Gjimnazi "Hamdi Berisha" në Malishevë - Foto: KALLXO.com

Shtyhet sërish fillimi i mësimit në gjimnazin e Malishevës

Për shkak të punimeve që po vazhdojnë, Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka njoftuar se mësimi nuk do të fillojë as këtë javë.

Përmes një njoftimi të publikuar në “Facebook”, Gjimnazi njofton se mësimi do të fillojë të hënën e ardhshme, më 17 shtator.

Gjimnazi njofton nxënësit dhe mësimdhënësit se janë duke vazhduar punimet në shkollë “në mënyrë që të krijohet një ambient dhe hapësirë më e mirë” për zhvillimin e procesit mësimor.