Foto: Kallxo.com

Shqyrtohet projektligji për konfiskimin e pasurisë dhe ai për sinjalizuesit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 per kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë;
  3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve;
  4. Procedimi i Projektligjit nr.06L-009 për Ndërmjetësim;
  5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz;
  6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 06/L-049 për Inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë;
  7. Të ndryshme.