Përgjigjja e ambasadorit, a ka përkrahje ndërkombëtare për konfiskimin e pronave të Millan Radoiçiqit - VIDEO
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka treguar nëse ndërkombëtarët i mbështesin institucionet e Kosovës në konfiskimin e pronave të grupit terrorist, i cili sulmoi policinë më 24 shtator në Banjskë.
Ambasadori ka deklaruar se ligji për konfiskimin e pasurisë që është miratuar në vitin 2018, është i mirë.
“Unë mendoj se duhet të ndjekim procedurat e duhura dhe institucionet e sundimit të ligjit. Dua të them, nëse ka një dëshmi të besueshme, ajo duhet të shkojë në gjykatë. Nëse gjykata vendos se dikush është fajtor, dhe meqë ra fjala, në Kosovë është një ligj i mirë që nga viti 2018 për konfiskimin penal të pasurisë. Nëse kjo arrihet në përfundim të gjykimit se kjo duhet të bëhet, dhe këtë e bëjnë autoritetet përkatëse, duke përfshirë edhe gjykatat atëherë ky është sundim i ligjit”, tha ambasadori.
Ndryshe Policia e Kosovës në operacionin e 29 shtatorit për bastisje në veri të vendit, kontrolle ka kryer edhe në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Policia në pronat e Millan Radoiçiq