Gjykata, ilustrim Foto: Pixabay
Global Initiative publikon artikullin për (mos)konfiskimin e pasurisë së krijuar nga veprat penale
Global Initiative against Transnational Organized Crime ka publikuar storjen për (mos)konfiskimin e pasurisë së krijuar nga veprat penale në Republikën e Kosovës.
Dardan Koçani, koordinator në Global Initiative tha se të dhënat për periudhën 2014-2021 tregojnë një mospërputhje prej 185,98 milionë eurosh midis vlerës së aseteve të sekuestruara dhe vlerës së aseteve të konfiskuara.
“Nga analiza e të dhënave për vitet 2017-2021, del se 6,3 milionë euro asete janë konfiskuar në 28 raste nga 1695 sosh. Në hartën e mëposhtme janë asetet e paluajtshme të sekuestruara dhe të konfiskuara në Kosovë, që janë në administrimin e AAPSK-së deri në prill 20220”- ka shkruar Koçani.
Tutje në storje thuhet se “Gjatë periudhës 2017-2021, janë kryer vetëm 28 konfiskime nga 1695 raste të aseteve të sekuestruara (ose 2%), siç tregohet në figurën 2.
“Shumë raste janë ende në faza të ndryshme të gjykimit, për shkak të vonesës së procedurave gjyqësore, ngurrimit të gjykatave për marrë vendime për shitjen e aseteve dhe mungesës së gjyqtarëve të specializuar”, u shpreh Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike”.
“Vlera më e lartë e aseteve të sekuestruara u arrit në vitin 2016, ku, në dy operacione të mëdha, u sekuestruan asete me vlerë të përgjithshme midis 60,4 milionë dhe 70,4 milionë eurosh. Prokuroria e Shtetit hapi një rast për lëshimin e 65 pronave të zëna në mënyrë të paligjshme, me vlerë të përgjithshme pak më të vogël se 42 milionë euro”- thuhet në publikimin e Global Initiative.
Në këtë link mund të gjeni artikullin e plotë.