Shqiptari me shtetësi të Serbisë ua rrezikoi jetën policëve të trafikut në Gjilan

Një person është arrestuar nga Policia, pasi që i njëjti duke lëvizur me shpejtësi të  madhe me automjetin e tij nuk është ndalur në pikën e kontrollit pasi i janë dhënë sinjalet të ndaloj.

I njëjti sipas policisë ka lëvizur në drejtim të policëve të trafikut duke ua rrezikuar jetën. I arrestuari është shqiptar me shtetësi të Serbisë.

Siç njofton Policia rasti ka ndodhur në rrugën “Abdulla Tahiri” në Gjilan.

Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar/ shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti  duke vozitur automjeti, me një shpejtësi  të madhe, nuk është ndalur në një pikë kontrolli me ç ‘rast ka vazhduar  në drejtim të zyrtarëve policorë duke i rrezikuar, por pa ndonjë pasojë”, njofton Policia.

Sipas Policisë, pas ndalimit dhe intervistimit nga policia i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar  në qendrën e  mbajtjes.