Ilustrim

Shqiptari kapet duke kontrabanduar fidane të pemëve nga Serbia në Kosovë

Një person është ndaluar nga Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, pasi është kapur duke kontrabanduar fidane të arrave, kumbullave e boronicave nga Serbia për në Kosovë.

I dyshuari me kombësi shqiptare, siç njofton Policia, nuk kishte dokumentacion për mallrat që barte me mjetin e tij dhe se i njëjti është dërguar në Terminalin Doganorë për procedura të mëtejme.

“Patrulla kufitare ka ndaluar automjetin me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollimit në automjet janë vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 650 fidanë arra, 350 fidanë kumbulla dhe 120 fidanë boronicë. I dyshuari nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit”, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, dyshohet se fidanët janë sjell përmes rrugëve alternative nga Serbia duke iu shmangur taksave doganore. Gjithashtu Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, automjeti me mallin e dyshuar dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar.