
Policia parandalon kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut - FOTO
28.2.2023 - 10:11
Policia kufitare e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:50 në fshatin Mjak të Vitisë ka ndaluar një automjet transportues me targa vendore, duke tentuar të kontrabandojë filterë të cigareve.
Sipas njoftimit të Policisë, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 1 milion e 280 mijë copë filterë të cigareve.
Policia ka thënë se malli po vinte nga Maqedonia e Veriut, ndërsa i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.